“Këto kartolina po bëhen gati për nxënësit e Kamenicës”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, për të shtuar se: “Duke uruar festat e fundvitit me kartolinat e përgatitura nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, po dhurojmë edhe një copëz shpresë, e pak ndihmesë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes”.
“Uroj që këto festa të sjellin frymë solidariteti, frymë kjo e cila duhet të ndjehet sidomos për kauza të tilla”, ka thënë ai. /2LONLINE/