Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në bankën,,Raiffeisen Bank” këtu në Gjilan, ankuesi, arkëtar i kësaj banke, ka raportuar se derisa ishte në detyrë, klienti kishte shkuar për të verifikuar një shume të hollave prej 3500 €.
Hashani ka bërë me dije se dyshohet se kartëmonedha prej 200 €, është e falsifikua dhe e njëjta është konfiskuar,
Me vendim të Prokurorit, rasti i referohet Njëpsisë përkatëse të hetimeve në procedura hetimore.