Kartela e Tupac nga burgu famëkeq i vitit 1995 po vendoset në ankand nëpërmjet kompanisë ‘Heritage Auctions’ dhe ofertat fillojnë nga 2.000 dollarë.
Tupac ka qëndruar afërsisht 9 muaj prapa grilave, pasi ai ishte i dënuar për akuzat për sulme seksuale.
Ai gjithashtu është personi më i famshëm i burgosur ndonjëherë në Clinton Correctional Facility në New York dhe ai kishte nevojë për një kartelë identiteti sa ishte prapa hekurave
Pac filloi vuajtjen e dënimit në ditën e Shën Valentinit dhe 2 javë më vonë atij ju lëshua ID kartela që e përfshinë nënshkrimin e tij, dhe tashmë ajo me pak fat mund të jetë e juaja.