Karnavalet e përvitshme në qytetin e dashurisë në Venecia kanë filluar edhe këtë vit.
Kanalet e famshme të Venecias janë ndriçuar me miliona drita për një paradë me temë jashtëtokësore.
Plot drita e ngjyra, Karnavalet e Venecias janë një event i njohur edhe ndërkombëtarisht dhe mbledhin një numër të madh turistësh e vizitorësh nga vendi e bota.
Në ndërkohë, edhe një tjetër qytet evropian është veshur me një pafundësi ngjyrash. Karnavali i 135 i Nisës ka nisur nën temën “Mbreti i Kinemasë”, me një paradë që i bënte homazh gjigantëve të filmit.
Një festë e tillë nuk është e plotë pa karikaturat e politikanëve, të cilat kanë zënë vend rrugëve të karnevalëve.