Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të vitit 2021.
Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.
Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale.
Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/