DYLON

Tenton të kontrabandojë mall nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Tenton të kontrabandojë mall nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore, përkatësisht, departamenti i Policisë Kufitare ka bërë me dije se kanë ndaluar një të dyshuar i cili në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komericale, që donte t’i fuste në kosovë përmes rrugëve ilegale duke iu shmangur  kontrollit doganor.

Ja raporti i plotë i policisë:

EkoHigjiena

KONTRABANDË ME MALLRA

Muçibabë-Lipovicë, Gjilan 02.11.2021 06:30, Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e R. së Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e R. së Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (Kombi) të cilin Policia e kanë  ndaluar në rrugën e Fshatit Lipovicë, pas ndaljes së Kombit Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën e drejtonte personi me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke ju shmangur kontrollit doganor për përfitim personal  përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. e Kosovës  nga Serbia ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin  tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrierë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), Sheqer  një pako (10 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si  “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari  lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të  dërgohet  për vlerësim në Doganën  e  Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.