Karateisti i suksesshem kosovar, Alvin Karaqi ka ndërruar shtetin perfaqesues ne garat e karatese. Ai është rikthyer për të garuar sërish për Shqipërinë, ku kishte garuar para anëtarësimit të Federatës së Karatesë së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë.
Karaqi ka lënë Kosovën për t’iu kthyer sërish ngjyrave kuqezi.
“2020 – Ekipi shqiptar i karatesë. Ndjenjë e mirë të kthehesh prapë”, ka shkruar Karaqi në Facebook.
Olle mëson se shkaku i mosmarrëveshjeve të tij me Federatën e Karatesë së Kosovës, ka vendosur të garojë për Shqipërinë.
Të njëjten gjë e kishte bërë edhe karateisti tjetër, Orges Arifi.
Karaqi momentalisht është karateisti me renditjen më të mirë Olimpike nga karateistët kosovar. Ai mbetet kandidat i mundshëm për të fituar normën Olimpike Tokio 2020, që është synimi i tij.