Gara e Kupës së Botës dhe Ligës së të rinjve në karate “Umag-Croatia 2019” ishte e suksesshme për karateistin gjilanas, Betim Maliqi, i cili fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e juniorëve.
Maliqi garoi në katëgorinë deri në 68 kilogramë dhe në luftërat ku mori pjesë ishte mjaft triumfues, duke fituar në tri përballje dhe eliminuar karateistët pjesëmarrës.
Në këtë garë, Betim Maliqi fitoi nga garuesi i Suedisë, 8:0, garuesin e Holandës 8:0, Rusisë 7:3 dhe humbi nga finalisti i kësaj kategorie, garuesi nga Azerbejgjani me pikën me epërsi (SENSHU).
Suksesin e gjilanasit e konfirmoi edhe trajneri, Agron Tosuni.
“Garuesi nga klubi i karates, Katana-Gjilan, Betim Maliqi ka zënë vendin e tretë në Kupën Boterore për të rinj në Umag të Kroacisë. Në garën për vendin e tretë (Repasazh) mundi garuesin nga Jordania dhe në finale për medaljen e bronztë fitoi nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Tosuni.
Nga kjo garë, Kosova doli me paraqitje e shkëlqyer në karate, ku fitoi 9 medalje prej tyre 3 te arta dhe 6 te bronzta.