Preshevarët nga Klubi i Karatesë “Lion”arritën te rrëmbejnë Titullin e Kampionit në Karate në Garat për Kadet dhe Senior të ri shtetërorë në Karate “Savez Uze Srbije”. Arianit Keka arriti të bëhet nënkampion në Luftë në kategorinë – 70kg për Kadet, ndërsa Edon Ramadani arriti të bëhet kampion në kategorinë “Kata Senior i ri” ndërsa, Edon Hasani në kategorinë Lufta në peshën +70 kg ku arriti në plasman të pestë.
Klubi i Karates “Lion”nga Presheva do merr pjesë më 28 nëntor të këtj viti në kualifikim për në Kroaci në Dubrovnik dhe do ta përfaqësojnë Preshevën, andaj kërkohet nga dashamirët e këtij sporti që ti ndihmojnë ata në mënyrë financiare dhe morale.