E diela ishte dita e karateistëve kosovarë. Tre garuesit kosovarë arritën të stolisën me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian “Budapest 2020”, që u mbajt për grupmoshat kadetë, juniorë dhe U-21.
Albulena Gërvalla, Vesa Ibrahimi dhe Benjamin Shabani, fituan medaljet e bronzta në grupmoshën U-21.
Albulena shënoi katër fitore për të arritur deri tek medalja në kategorinë -55 kilogramë. Luftën për të bronztën përmes repesazhit e fitoi ndaj italianes, Veronica Brunori.
Katër fitore shënoi edhe Vesa Ibrahimi në kategorinë -68 kilogramë, ndërsa në luftë për të bronztën mposhti 8:1 Natanaele Flamand të Francës.
Benjamin Shabani fitoi të bronztën në +84 kilogramë, duke uar në katër numrin e medaljeve të karateistëve tanë në evropian. Deri tek medalja erdhi pas katër fitoreve, ndërsa luftën për medalje në repesazh e fitoi me turkun Furkan Kayali, 5:0.
Sukses sot arriti edhe Djellza Sejdijaj që shënoi dy fitore, ndërsa garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.
Një ditë më parë, Betim Maliqi, kishte fituar po ashtu të bronztën për juniorë (kategoria -68 kg).
Karateja u përfaqësua në evropian me 29 garues.