Gjilan – (2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në Turnirin e VIII Tradicional “Katana Open 2013”, të organizuar nga Klubi i Karatesë Dardania nga Gjilani në bashkëpunim me Federatë ne karatesë së Kosovës. Në këtë turne Elita ka fituar 19 medalje prej tyre 2 vende të para (medalje të arta), 4 vende të dyta (medalje të argjendta) dhe 13 vende të treta (medalje të bronzta).
Por, trajnerët dhe përfaqësuesit e klubit Elita, thonë se sikur referimi të ishte i drejt rezultatet e klubit të elitarëve do të ishin shumë më të mira, por referimi katastrofal i ka habitur të gjithë.
“Referimi i karatesë së Kosovës le shumë për të dëshiruar dhe në disa raste neve na vije shumë keq që referimi ka ardhur deri në atë pozitë. Si nuk ju vije turp që të referojnë me direktiva, pse nuk kanë mëshirë ndaj garuesve që të gjithë mundin po ja hedhin kot dhe thjesht po i demotivojnë që të vazhdojnë të merren me karate:, thonë trajnerët e këtij klubi.
Sipas tyre, edhe për kundër dëmtimit nga referimi katastrofal, lokomotiva e Elitës nuk po ndalet.
Në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje:
Vendet e para (medalje e artë):
1.Eduard Behluli,(kumite)
2.Meriton Byqmeti,(kata)
Vendet e dyta (medalje e argjent):
1.Puhiza Halili, (kata)
2.Nart Shehu, (kumite)
3.Ariana Byqmeti, (kumite)
4.Meriton Byqmeti, (kumite)
Vendet e treta (medalje e bronztë):
1.Auron Hajrullahu, (Kata)
2.Puhiza Halili, (Kumite)
3.Dorian Ramizi, (Kata)
4.Eduard Behluli, (Kata)
5.Lundrit Rashiti, (Kata)
6.Gramos Nuhiu, (Kumite)
7.Leotrim Rashiti,(Kumite)
8.Dren Bajrami, (Kumite)
9.Landrit Behluli, (Kumite)
10.Flaka Halili, (Kata)
11.Flaka Halili, (Kumite)
12.Ariana Byqmeti, (Kata)
13.Valdrin Rashiti, (Kumite)