(2L ONLINE) – Karateja kosovare ka zyrtarizuar kampionët e ri të Kosovës në karate në kata dhe kumite. më i suksesshëm me medalje të arritura u shpall KK Elita nga Gjilani, me ç’rast 11 pjesëmarrësit e këtij klubi arritën të rrëmbejnë 9medalje prej tyre,6 të Arta,2 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Federata e Karatesë së Kosovës organizoi Kampionatin shtetëror në karate në fundjavën që lëmë pas, për grupmoshat nën 15 vjeç. Dhe, si gjithmonë tashmë e zakonshme, Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani e ka dominuar atë duke rrëmbyer medaljet kryesore.
Garat u zhvilluan në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrës ishin 30 klube të cilat garuan në kata dhe kumite.
Elitarët edhe njëherë e dëshmuan vetën se janë elitarë të vërtetë deri sa rrëmbyen 9medalje prej tyre, 6 të Arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Trajneri i kësaj skuadre Xhevat Shabani në prononcimin për portalin ‘’2L ONLINE’’, u shpreh mjaft i kënaqur me suksesin e garuesve të tij ani pse ka mundur të jetë ndoshta edhe më i madh.
‘’Jemi shumë të kënaqur ne si staff i trajnerëve me organizimin e garave së pari e posaçërisht me garuesit tanë. Kemi mundur ndoshta të kemi më shumë sukses, mirëpo konkurrenca këtë herë ishte shumë më e fortë dhe në fund u deshtë të kënaqemi vetëm kaq, përkundër se jemi klubi me më së shumti medalje të arta’’.
Garuesi më i mirë i kësaj skuadre doli të jetë Omer Sahiti i cili rrëmbeu dy të arta, njërën në luftën e Katave ndërsa tjetrën në Kumite.
E dalluara tjetër ishte edhe Puhiza Halili që rrëmbeu një medalje të artë në kumite dhe një të argjend në Kata. Ndërkohë trajneri Shabani mbetet i kënaqur me gjithë fituesit të cilët sipas tij po e përfaqësojnë vendin në mënyrë dinjitoze. Gjithashtu, Shabani nuk la pa e përmendur edhe punën e financave që siç duket po del të jetë problem edhe për Klubin më të suksesshëm të Karatesë në vend.
‘’Kur garuesit tanë marrin medalje më të kënaqurit mbetemi ne, sepse këtu po vërehet më së miri puna që po bëhet në Klubin e Karatesë Elita. Për arsye financiare nuk kemi mundur të udhëtojmë me më shumë garues sepse ndoshta suksesi do të ishte edhe më i madh. Kemi udhëtuar me mjete vetanake pra jemi vetë financuar dhe disa nga garuesit nuk kanë pasur mundësi të vijnë me ne për shkak të kushteve. ’’, u shpreh Shabani për ‘’2L ONLINE’’.
Fundi i nëntorit do të jetë sërish sfidë për elitarët e rinj të cilët më datën 29 do të udhëtojnë sërish në Prishtinë për të luftuar në Kampionatin Mbarëkombëtarë.
Të Arta
1. Eduadt Beluli grupmosha 9 vjeq Kata vendi i Parë (1),
2. Puhiza Halili grupmosha 10/11 vjeq kumite (luftra) -38kg vendi i Parë (1),
3. Omer Sahiti grupmosha 10/11 vjeq Kata vendi i Parë (1),
4. Omer Sahiti grupmosha 10/11 vjeq Kumite (luftra) -42 kg vendi i Parë (1),
5. Gramos Nuhiu grupmosha 12/13 vjeq kumite (luftra) -44 kg vendi i Parë (1),
6. Ariana Buqmeti grupmosha Kadete kumite (luftra) -54kg vendi i Parë (1),
Të Argjendta
1. Nart Shehu grupmosha 10/11 vjeq kumite (luftra) -38kg vendi i dytë (2),
2. Ariana Byqmeti grupmosha Kadete Kata vendi i dytë (2),
Të Bronzta
1. Puhiza Halili grupmosha 10/11 vjeq Kata vendin e Tretë (3).
Drilon SYLEJMANI / 2L ONLINE/