Nehat M.RAMADANI
(2L ONLINE) – Edhe paslufta nuk i solli qetësi e rehati shumëkujt, e në veçanti xha Rrahmanit. Lufta është e keqe, ka vuajtje, frikë, uri, e pasiguri. Me ndihmën e faktorit të brendshëm e te jashtëm, vendi dhe populli u çlirua nga retë e zeza, por jo edhe nga mjegulla që kishte kapluar vendin. Dashit Zoti, e popullit iu gjenden miqtë e shumtë, te cilët po ofronin ndihma të lloj-llojshme, që nga ushqimi, veshmbathja e ndihmat tjera. Xha Rrahmani, ndonëse jo i varfër, i kishin qëlluar disa të afërm në vend, dhe po merrte “ndihma”. Mirëpo, atë që e kishte më për qejfi, ishte kaçkavalli. Kështu kah sillej, capiste nga xhepi i setrës, rriska të holla nga ajo ‘’rrota” , me cakinë , qe i ishte bërë pjese e pandashme e trupit! Nuk kishte dert pse bënte vapë, ai setrën e mbante hereë veshur e herë krahëve,…Nuk e kishte dertin mos po e tepronte ngrënien e kaçkavallit…! Pas një kohe, xha Rrahmani filloi të ankohej nga dhembjet e barkut. Kishte dite të tëra, që nuk e kishte kryer nevojën e madhe! Shkonte në qenef, si thoshte xha Rrahmani, i jepte sa i jepte, por assesi të kryente nevojën. Te mjeku nuk shkonte, se nuk shkonte, me gjithë insistimin e gjithë anëtarëve të familjes. Kështu u bënë merak e gjithë familja ,… Por, ama kaçkavallin s`e linte, se s`e linte ! Sa herë dilte jashtë dhomës , nipërit i dilnin pas, të merakosur se mos po çlirohej më në fund gjyshi (xha Rrahmani) …! Kur kthehej në dhomë, rejat e mbesat e pyesnin; – he babë , a u çlirove ? Ufa, jo bre jo, po vdes e s`do të çlirohem…, u përgjigjej xha Rrahmani! – Jo babë, jo, të kalon e çlirohesh… Dikush e sugjeronte të pinte zejtin (vaj për ngrënie ), dikush tjetër të hante patate të paziera , të pinte ujë më shumë, dikush… Xha Rrahmani, provonte të gjitha, por sukses nuk kishte, se nuk kishte…! Një ditë, përderisa xha Rrahmani kishte dalë në qenef , për të kryer nevojën, nipat, të nxitur nga me i madhi i tyre Beqaë, kishin vendosur që prapa qenefit , t`ia dhisnin dhe gjuanin një fishekzjarr, që u kishte mbetur nga festimi i Vitit të Ri . Kështu edhe vepruan. Gjëmimet e xha Rrahmanit, i ndërpreu krisma e fishekzjarrëve, nga e cila xha Rrahmani i frikësuar se u plagos, e preku prapanicën e tij, nga e cila iu gjakos dora! – O m`plagosen bre, bërtiti të madhe, xha Rrahmani, ndërsa fëmijët nga prapa qenefit dhe ata në tarracë, brohorisnin; – u dhi baba – u dhi baba… dhe duartrokisnin nga gëzimi! Ishte i pa përshkruar gëzimi i gjithë familjes, ndërsa xha Rrahmani doli nga qenefi me pantallona në duar e kërrusur, djemtë e ngushëlluan se nuk ishte plagosur, por se ishte çliruar nga kapsllëku! Mirëpo, xha Rrahmanit gjakderdhja nuk i ndalej! I vunë një pelene ndër pantallona, e futen në veturë dhe me shpejtësi e dërguan në spitalin regjional. Aty u konstatua, se xha Rrahmani kishte një qarje të anusit për katër centimetra! Pas një anestezioni, e shumë britmave të xha Rrahmanit, e qepen me katër penj dhe e liruan …! Rrugës për në shtëpi, xha Rrahmani i vetëdijshëm se si kishte reaguar tha; – Nejse de, unë e kisha dertin se mos me plagosen shkit, e po mbetem pa e nxjerre hakun, se për tjetër s`e kisha dert. Ne anën tjetër u gëzova, mbase do të llogaritesha si dëshmorë ,… A bre, a ka edhe hajn edhe heronj, a…? E bre, vazhdonte xha Rrahmani,- te doktori se te doktori ,… Sikur ta kisha ditur, ose te mos e kisha ngrën{ fare atë të shkret{ kaçkavall , ose të kisha ardhur me kohë të mjeku…! Harami del dika…kaçkavalli nuk kishte ardhur për mua, por për nevojtaret! E huaja, e jotja nuk bahet, murmuriste me vete xha Rrahmani,…! Shkonte, kah s`shkonte xha Rrahmani, e familjaret mendonin se është duke folur jerm nga temperatura …Ndërsa, ky ishte realitet qe s`do te harrohet gjatë…