/2L ONLINE/ – Pothuajse nuk ka ditë që nga Policia e Kosovës nuk raportohen raste të arrestimeve që kanë të bëjnë me qytetarë të cilët kërkohen me urdhëresë të Gjykatës. Një i tillë është arrestuar edhe në Gjilan ndaj të cilit kishte tri urdhëresa të lëshuara nga gjykata përkatëse.
Duke folur për rastet e realizimit të Urdhëresave të Gjykatës, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndalur një të dyshuar, pasi është verifikuar në bazën e të dhënave dhe është vërtetuar se ndaj të njëjti janë lëshuar tri urdhëresa nga Gjykata në Gjilan,
i njëjti menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit prej dy (2) vite e 66 ditë në burgun e Dubravës. /2L ONLINE/