(2L ONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se një i dyshuar është kapur në aeroport nga policia dhe është sjellë në Gjykatë pasi për të kishte Letër-Rreshtimi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i dyshuari Shqiptar Shtetas i Kosovës , gjersa po tentonte të kalonte kontrollin në Aeroportin e Prishtinës është ndaluar nga Policia Kufitare, në bazë të Letër-Rreshtimit, të lëshuar prej Gjykatës Themelore në Gjilan.
Më urdhër të gjykatësit , të dyshuarit i konfiskohet pasaporta si dhe i njëjti është dërguar në gjykatën themelore në Gjilan. /2L ONLINE/