Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan ka pranuar një informatë se në një restaurant, një person mban një armë ne brez.
“Njësitet policore të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe pas bastisjes të të dyshuarit ka rezultuar se ai në brez kishte një revole të tipit ”ZORAKI MOD. –B”, kalibri 9mm me karikator të mbushur me pesëmbëdhjetë fishekë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshimti është arrestuar nga policia e Kosovës, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Ndaj të dyshimtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti që trajtohet si: “armëmbajtje pa leje”, procedohet në Prokurori Themelore