Policia e Kosovës, njësitet patrulluese policore nga stacioni policor i Kllokotit, gjatë patrullimit, kanë takuar të dyshuarin mbrapa objektit të Banjës “Nëna Naile”, me veturën Audi A3, me tabela 05, ku në bagazh dhe pranë veturës janë gjetur mbi 100 litra naftë.
Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, dyshohet se nafta është vjedhur nga gjeneratori i objektit të banjës.
Me urdhër të prokurorit, derivatet e vjedhura i kthehen pronarit.
I dyshuari intervistohet ne prani te avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti i referohet Prokurorisë Themelore, në procedurë të rregullt.