Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar katër paketime me substanca narkotike, të dyshuara si marihuanë, me peshë 1.34 gramë.
Në cilësinë e provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar vetura në të cilën janë gjetur substancat narkotike, para të gatshme euro dhe lekë të Shqipërisë dhe tre telefona celularë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.