Policia e Kosovës në Viti, ka bërë me dije se në kuadër të implementimit të Planit Operativ, “Stop drogave në Shkolla”, policia ka kontrolluar një të dyshuar, nxënës i shkollës së mesme ,”Januz Zejnullahu” në Viti, me këtë rast iu është gjetur substancë narkotike e llojit Marihuanë.
I njëjti është intervistuar në Stacionin Policor në Viti , është bërë testi fushor i cili ka rezultuar pozitiv marihuanë, e cila ka peshuar 7,7 gram.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti në Prokurorinë Themelore, thuhet në raportin policor.