(2L ONLINE) – Policia ka arrestuar një qytetar për posedim të marihuanës dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalesës për 48 orë. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës njësiti Antidrogë nga shtabi qendror që vepron në Gjilan ka pas informata se i dyshuar A. M. (1989) mund të jetë në posedim të substancës narkotike të llojit Marihuan.
Hashani tha se hetuesit kanë takuar të dyshuarin e lartë shënuar dhe gjatë kontrollit atij i janë gjetur tetë ( 8) paketime me substance narkotike të dyshuar si Marihuan.
“Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Gjyqtarin i procedurës paraprake, dhe me urdhër të tyre është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’rast në tavan të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe Dy (2) qese të dyshuara me substance narkotike si dhe një thike”, ka thënë Hashani, për të shtuar edhe se të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar nga ana e policisë.
Sipas tij, pasi është bërë matja e substancës narkotike ka rezultuar 8 paketime me substance narkotike qe ju kanë gjetur ne trup kane peshuar 9.1 gram kurse 2 qeset qe janë gjetur ne tavan njëra ka peshuar 164 gram kurse tjetra me 85 gram me substance narkotike.
“Pesha totale 258.6 gram, po ashtu janë gjet edhe 48 qese të zbrazëta. Të gjitha dëshmitë e gjetur janë sekuestruar. Po ashtu ne cilësi te provave janë gjetur dhe sekuestruar edhe 145.95 € si dhe 100 CHF dhe një Celular telefonik”, thotë Hashani.
Sipas tij, në konsultim me Prokurorin i dyshuari me aktvendim ndalet për 48 orë dhe lënda pas kompletimit i referohet të njëjtës Prokurori për procedim të mëtutjeshëm. /2L ONLINE/
/fotoilsutirm/