Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një rast të armëmbajtjes pa leje, me që rast në fshatin Feriqevë të Kamenicës një i dyshuar do të përballet me drejtësinë pasi gjatë kontrollit nga policia, në bel iu është gjetur dhe konfiskuar arma.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, është ndalë nga Policia e Kosovës, Njësitet Patrulluese nga stacioni policor i Kamenicës ku gjatë një kontroll rutinë, atij në bel iu është gjetur dhe konfiskuar arma: Revole TT e kalibrit 7X62 mm.
Po ashtu edhe një karikator me shtatë (7) copë fishek të kalibrit të njëjtë. I dyshuari nuk kishte leje për mbajtje te armës.
Rasti me procedurë të rregullt i referohet Prokurorisë Themelore.