(2L ONLINE) – E kishte mashtruar javë më parë një shitës të prodhimeve të qumështit , duke ia marr 200 euro, gjoja për ‘ti bërë më të imta, por se nuk ishte kthyermë. Por, sot policia raportoi sot se rastin nuk e kishte harruar asnjëherë dhe ka arrit ta kapë mashtruesin i cili tani po mbahet në paraburgim për 48 orë dhe me të do të merret drejtësia.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka rikujtuar rastin kur ankuesi kishte raportuar në polici se derisa ka qenë duke shitur prodhime të qumështit në tregun e gjelbër, është mashtruar nga një person i cili i ka marr 200 € , kinse për ti bërë të imta, dhe ka ikur.
“Pas një pune intensive, njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin i cili është intervistuar dhe në bazë të dëshmive të gjetura dyshohet se e ka mashtruar ankuesin duke ja marrë 200 €, kinse për momentin nuk kishte pasur para më të imta dhe kishte ikur”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, me urdhër te prokurorit i dyshuari është ndalur në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /2L ONLINE/