Një shqiptar 17 vjeç nga Kosova po udhëtonte me tren nga Munihu në drejtim të Pragës dhe me vete kishte një ngarkesë prej plot 25 kilogramëve fishekzjarrë. Fillimisht ai i kishte deklaruar policisë se nuk kishte asgjë me vete por gjatë kontrollimit, policët federalë kanë gjetur te ai mbi 2000 copë fishekzjarrësh.
Bëhet fjalë për materiale piroteknike të cilat në Gjermani janë të ndaluara, thuhet në një njoftim për shtyp të policisë federale të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Policia ka konfiskuar këtë ngarkesë ndërsa ndaj kosovarit të mitur që jeton në Munih është bërë kallëzim penal për shkelje të ligjit mbi lëndët shpërthyese.
Policia me këtë rast tërheq vërejtjen për rrezikun nga importimi i fishekzjarrëve ilegalë pa vulën zyrtare. Ato në çdo kohë paraqesin rrezik të madh për personat që operojnë me to dhe për të tjerët.