(2L ONLINE) – Policia e rajonit të Gjilanit ka bërë me dije se ka ndaluar një të dyshuar për kontrabandim me migrantë derisa është në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i dyshuari dyshohet se ka kryer vepër penale të Kontrabandimit me Migrantë pasi për përfitime personale kanë marrur një shumë të parave prej 2 mijë e 500 eurove nga ankuesi, shtetas i Kosovës me banim në Komunën e Vitisë.
“I dyshimti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili është në kërkim të policisë së Kosovës, ankuesin e kishin transportuar me veturën e tyre deri në Gjermani, ku ishin arrestuar nga policia gjermane me datën 14/01/2014, dhe nga atje i kishin kthyer në Kosovë”, ka thënë Hashani duke sqaruar rastin.
Më tej ai ka thënë se pasi që ankuesi e kishte lajmruar rastin fillimisht me 14/07/2014 ishte iniciuar rast si “Mashtrim”. Me datën 04/08/2014 me urdhër te prokurorit për krime të renda në Gjilan është riklasifikuar rasti si Kontrabandim me Migrant,dhe njëri nga të dyshimtit e këtij rasti është ndalur në mbajtje në stacionin policor të Vitisë për 48 orë.
Lënda dërgohet me procedurë të përshpejtuar në Gjykatë. /2L ONLINE/