Kishte lajmëruar në polici se hajnat i kishin vjedhur stoli ari: unaza, hallka të dorës dhe gjësende tjera me vlerë, e policia pas një pune efektive, mirë të organizuar, përmes njësive hetuese të Policisë së Kosovës, stacioni policor i Gjilanit, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin i cili stolit e arit të vjedhura i kishte shitur tek argjendarët.
Kështu bëri me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, sipas të cilit hetuesit policor kanë konfiskuar disa prej stolive të arit, si dëshmi të cilat ishin të vjedhura.
“I dyshimti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit, ndaj të dyshimtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Rasti është duke u hetuar.