Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative është arrestuar sot personi i cili dyshohet se me 30 qershor, duke dashur qe ti sjellë vetit përfitime pasurore, me forcë ka depërtuar në xhamin e fshatit Malishevë të Gjilanit dhe nga aty ka vjedhur një sasi të parave.
Zëdhënësi Hashani tha se po ashtu gjatë intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme se ka qenë i përfshirë edhe në tri raste tjera të “Vjedhjeve të Renda” si në Xhaminë e fshatit Kmetovc si dhe ne dy Xhamitë, në rrugën “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu” në Gjilan,
Ai tha se në të gjitha këto xhami, dyshohet se i arrestuari ka vjedhur sasi të parave në vlera të ndryshme.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti ndalohet për 48 ore. Rastet veç e veç procedohen në Prokurorinë themelore.