(2L ONLINE) – Në oborrin e shkollës se mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan njësiti policor ka ndalure dy të rijnë, gjatë kontrollit, te njëri nga ta kanë gjetur (6) gjashtë qese të vogla me substancë të dyshuarë narkotike e llojit marihuanë dhe një kaçavide.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, tha se janë thirr njësitet anti-drogë në vend të ngjarjes ku kanë konfiskuar sasinë e dyshuar dhe personat janë shoqëruar ne stacion policore për veprime të mëtutjeshme.
Hashani tha se substancës së dyshuar i është bërë testi fushorë dhe matja, dhe ka rezultuar pozitivisht substancë narkotike e llojit Marihuanë me peshë 8.8 gram.
“Lidhure me raste është njoftuare prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij njëri nga të dyshuarit te i cili është gjetur substanca e dyshuar është ndalurë në qendrën e ndalimit për 48 orë, kurse personi tjetër në cilësin e dëshmitarit është liruare pas marrjes së deklaratës”, ka thënë toger Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/