Për shkak që stadiumi i Kaolinit, që gjendet në Karaqevë të Poshtme, nuk i plotëson kriteret e duhura që i ka paraparë FFK-ja, është detyruar që këtë ndeshje si vendës ta zhvillojë në Kamenicë, përderisa dy ndeshjet e para i ka luajtur si mysafirë dhe për fat të keq, që të dyja i ka humbur.
Sipas zyrtarëve të lartë të KF Kaolini, ditë më parë ka filluar renovimi i stadiumit të këtij klubi, ku komuna e Kamenicës ka ndarë 12 mijë euro./2lonline/