Policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast “rrahje” në fshatin Vërbicë e Zhegovcit, Gjilan dhe nga informatat e para në vendin e ngjarjes mësohet se pas një mosmarrëveshje me vëllain dhe dy djemtë e tij, fjalosja kishte degjeneruar në përleshje fizike ku i dyshuari kishte nxjerr një pistoletë me të cilën kishte “kanosur” vëllain dhe djemtë e vëllait.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë përleshjes lëndime trupore kanë pësuar ankuesi, bashkëshortja e tij dhe njëri nga djemtë e tij.
Hashani tha se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Pistoletë: Zastava 635 cal.8mm, më një karikatorë pa fishek. Nga ana e Policisë së Kosovës fillimisht është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit rasti i referohet Prokurorisë themelore