Pas një vizite në fshatin Karaçevë e Epërme, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se kanë filluar punimet në ujësjellësin e këtij fshati.
Gjatë kësaj vizite së bashku me kryeshefin e KRU” Hidromorava” , Ymer Salihu, Kryetari Rahimaj, ka bërë inagurimin e investimit në vlerë prej 450,000 eurosh që përfshin 14km rrjet ujësjellësi.
I pari i Komunës, ka thënë se është i lumtur që kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme sepse për shumë vite ky fshat ishte një lokalitet i harruar pa ujë e trajtim. /2LONLINE/