DYLON

Vajzat U17 / Kosova mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024

Vajzat U17 / Kosova mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024
Avatar photo Redaksia

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Ligës A për kualifikimet e Evropianit 2024 për femra në grupmoshën deri 17-vjeç, njofton FFK.

Në këtë rreth merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila në muajin tetor arriti të fitojë grupin e saj në Ligën B, duke avancuar në Ligën A.

EkoHigjiena

Në shortin e sotëm Kosova u tërhoq në Grupin A2, ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Portugalia dhe Islanda.

E pranishme në tërheqjen e shortit ishte përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi. Ky rreth i garave përbëhet nga 7 grupe.

Ndeshjet zhvillohen në pranverë, derisa fituesit e secilit grup i bashkohen Suedisë si nikoqire e Kampionatit Evropian, i cili mbahet prej 5 deri më 18 maj.

Ndërkohë, skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt do të bien në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues 2024/25, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.