Kandidatja për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga Partia e Drejtësisë, Ecc Dipl Mrika Krasniqi Shala ka paraqitur gjashtë pikat kryesore në fushën e Bujqësisë dhe Blegtorisë.
1. Rritja maksimale e subvencioneve për bujqësi.
2. Zbatimi i ndershëm i subvencioneve pa asnjë politizim.
3. Shtimi i sipërfaqeve të tokës punuese.
4. Mbështetja e fermerëve për themelimin e serrave të pemëve e perimeve si dhe fermave të kafshëve shtëpiake.
5. Mbështetja e fermerëve për shitjen e produkteve të tyre.
6. Ndërtimin e pikave grumbulluese në secilin fshat sipas nevojës dhe kultivimit të produkteve të pemëve dhe perimeve për fermerët ku do të ndikon në hapjen e vendeve të punës në çdo pikë grumbullues, se paku do të punësohen nga 4 punëtorë.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, kërkoj mbështetjen tuaj dhe së bashku të punojmë në realizimin e këtyre 6 pikave dhe zotohem se nëse brenda 2 vite nuk do të realizohen 70% të këtyre pikave, unë do të jap dorëheqje nga pozita e anëtares në Kuvendin Komunal.
Por, jam e bindur se deri te kjo nuk do të vije sepse unë besoj në ju dhe kërkoj besimin nga ju që bashkërisht t’i realizojmë këto zotime.
Voto#142 Partia e Drejtësisë
Voto# 142 Për Qeverisje të Drejtë
Voto# 6 Mrika Krasniqi Shala
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/