Në vendimet e saj Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të rasteve të reja dhe nxitjes për vaksinim të qytetarëve duhet të marr edhe këto vendime:
Shkruan: Fatmir Kastrati
1- Çdo kandidat për kryetar apo këshilltar komunal duhet të jetë i vaksinuar me dy dozat e vaksinës deri në fillim të fushatës zgjedhore
2- Të ndalohen tubimet e shumta me simpatizant partiak
3- Fushata zgjedhore të mos zgjas më shumë se 7 ditë.
Këto vendime duhet të hyjnë në fuqi duke ditur që fushatat zgjedhore në të kaluarën kanë qenë shkaktar që numri i të infektuarve të rritet. Poashtu dihet që në fushatën e kaluar disa nga bizneset kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë derisa politikanët tanë janë angazhuar pas interesit personal për të arritur ambiciet politike. /2LONLINE.com/