Takimi me kandidatët për asamblenë komunale të Gjilanit e bëri edhe më premtues punën dhe angazhimin e gjithsecilit gjatë këtij muaji të fushatës sa zgjati ajo.
Në këtë zgjedhje lokale të këtij viti Partia e Drejtësisë hyri më e përgatitur dhe me një program të qartë për rolin e saj në strukturat vendimmarrëse të Komunës së Gjilanit.
Ajo duke u ballafaquar përditë me kërkesat e shumta që kanë qytetarët ndaj politikës në përgjithësi, ndërtoi një platformë gjithëpërfshirëse dhe hyri në zgjedhje, me synimin që PD-ja të kthehet aty ku e ka patur gjithmonë vendin.
Partia e Drejtësisë në Gjilan e organizuar dhe reformuar premton angazhimin e saj në strukturat e asamblesë komunale gjithmonë në favor të qytetarëve dhe duke dhënë kontributin e saj të çmuar në sektorët ku ajo do të jetë e pranishme.
Kryetari i degës, Skender Berisha së bashku me kandidatët për asamblenë komunale bëjnë thirrje që të mbështesin Partinë e Drejtësisë duke bërë të mundur që vlerat etike dhe morale të ruhen edhe më tej, ashtu siç i kanë ruajtur brezat e tërë.
Partia e Drejtësisë është një pasurie kombëtare dhe duhet ruajtur dhe mbështetur vazhdimisht.
Partia e Drejtësisë kërkon votën tuaj!
Votoni nr #142
Voto #142 Qeverisje me drejtësi
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/