AKR, Dega në Gjilan, me në krye shefen e shtabit zgjedhor, Vana Jerliu – Ramadani dhe kandidatët për asamble komunale, sot bënë një ecje të lirë dhe vizitë bizneseve në qendër të qytetit të Gjilanit, ku qytetarëve dhe afaristëve iu shpalos programi i AKR-së, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Vana Jerliu – Ramadani në takim me disa prej pronarëve të bizneseve, tha se në këto zgjedhje AKR-ja, me në krye me presidentin Behgjet Pacolli, ka hyrë e përgatitur me platformë dhe projekt të caktuar ne nivel Kosove, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku Dega e AKR-së në Gjilan ka nxjerrë një listë me kandidatë shumë serioz dhe me profesione të ndryshme”.
Në vizitë bizneseve, përkatësisht kompleksit të argjendarëve në Gjilan, në bashkëbisedim me pronarët e bizneseve dhe kandidatët për asamble, shefja e shtabit Vana Jerliu-Ramadani dhe të gjithë kandidatët për asamble komunale të AKR-së, dëgjuan me vëmendje hallet dhe brengat që kanë këto biznese.
Me çka edhe u pa si nevojë për një mbështetje më të madhe në të ardhmen për bizneset zejtare, duke ofruar ndihmë në veprimtarinë e tyre dhe lehtësira që ndikojnë direkt në zhvillimin sa më mirë të kësaj veprimtarie biznesi duke bërë eliminimin e mangësive në rregulloret administrative ekzistuese dhe ngritjes së kapaciteteve të të bërit biznes për mes trajnimeve të ndryshme dhe programeve profesionale.
“AKR-ja jo rastësisht ka zgjedhur Vjollca Gagica-Matoshi një femër bartës të listës së AKR-së për asamble komunale, cka bënë që AKR qysh prej themelimit ka sjell vlera ne skenën politike në Kosove, duke respektuar rolin e femrës në shoqëri. AKR, është dhe mbetet promotor për të shtyrë proceset për para në të gjitha aspektet”, tha Vana Jerliu – Ramadani.
Sipas zëdhënësit të AKR-së në Gjilan, Sami Spahiu, në ditët në vijim do të mbahet tubimi i madh me qytetarë dhe simpatizantë për të promovuar listën me kandidatë të AKR-së.
Sponsorizuar nga AKR