Viti – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit në kuadër të statistikave javore kanë përmendur edhe rastin kur në fshatin Gjylekarë të Vitisë, njësiti përkatës i asistuar edhe nga Stacioni policor i Vitisë kanë dalë në terren dhe gjate kontrollimit në një mal në rrethinat e fshatit Gjylekarë kanë gjetur 94 bimë, fije narkotike të llojit Kanabis Sativa të gjatësisë prej 50 cm deri në 100 cm.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se të gjitha bimët janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nga të njëjtat janë marre mostra, me vendim të Prokurorit te Shtetit ato janë shkatërruar.
Hetimet lidhur me rastin për identifikimin e pronarit të parcelës janë ne vazhdim e sipër nga njësitet përkatëse të Policisë. /2lonline/