Kampioni i Kosovës në futbollin e femrave, Kf.Mitrovica ka shënuar histori, duke e kaluar rrethin kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampionet e Kosovës mbyllën fazën kualifikuese të parat në Grupin e Dytë, pasi fituan të gjitha ndeshjet (tri sosh).
Kësisoj, për herë të parë në historinë e re të futbollit kosovar, një klub kosovar do të marrë pjesë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave, ku janë të përfshira 32 ekipe.
Shorti për rrethin e dytë do të tërhiqet më 16 gusht në Nion, derisa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem eliminimi më 11 ose 12 shtator dhe më 25 ose 26 shtator.