(2L ONLINE) – Klubi basketbollistik në karroca KBK ”Drita” edhe njëherë shkëlqeu. Ky klub sërish doli fituese e kupës së madhe duke u stolisur në vendin e parë në gara të mbajtura në Obiliq. Organizimin e të cilave e bëri zyra e Handikos-it në Obiliq e mbështetur nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport në Obiliq.
Fatmir Shurdhani menaxher i hendikos-it n Gjilan ka falënderuar Eljesah Terbunja dhe drejtorin e drejtorisë për rini kulturë dhe sport në Obiliq për pritjen që u bëri sportistëve të basketit në karroca.
“Sportistëve të KBK Drita nga Gjilani u urojë trofeun e marrë në këtë eveniment sportiv. Në dy lojërat e luajtura me short si me ekipin e Prizrenit dhe në finale me ekipin e Prishtinës djelmoshat tanë treguan lojë shumë cilësore dhe u stolisën me vendin e parë në nivel vendi. Do të doja shumë që edhe Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport gjegjësisht Bujar Haziri, drejtor i kësaj drejtorie t’i shoh këta sportistë me syrin sportiv t’i përkrah dhe t’i mbështes ashtu siç e meritojnë”, ka thënë Shurdhani për 2L ONLINE.
Sipas tij, tani jemi në prag të festave të Nëntorit dhe KBK Drita nga Gjilani pritet të organizojë një aktivitet sportiv të basketit në karroca për nder të ditës së Flamurit 28 Nëntorit. Ky organizim do të ketë karakter rajonal e pritet të ftohen një ekip nga Sllovenia, ekipi i Kombëtares së Shqipërisë dhe gjashtë ekipe tona në nivel vendi.
“Ky aktivitet do të jetë dyditor dhe pa mbështetjen dhe përkrahjen e Drejtorisë për Rini, kulturë dhe sport kjo nuk mund të bëhet. Andaj do t’i kisha lutur organet gjegjëse të drejtorisë të participojnë në këtë projekt për të cilin janë të njoftuar kohë më parë sepse ambasadorët më të mirë të një vendi janë sportistët dhe sportistët tan këtë e kanë dëshmuar në vende të ndryshme”, ka thënë fatmir Shurdhani, menaxher i hendikos-it n ëgjilan. /2L ONLINE/