Klubi i Futbollit të Femrave, Kf. Mitrovica kanë marr rrugë drejt Malit të Zi ku do t’i zhvillojnë tri ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, Mitrovica është pjesë e grupit të 2-të, në grup me klube si Universitatea Olimpia Cluj (Rumani), NSA Sofia (Bullgari) dhe Breznica Pljevlja (Mali i Zi).
Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 17:30 në Nikshiq, ndaj Olimpia Cluj.
Mitrovica do të përballet edhe me NSA Sofia, ndërsa tri ditë më vonë me vendaset e Breznica.