(2LONLINE) – Ditët që sapo i lëmë pas, ishin ditë solidariteti, gëzimi dhe mbi të gjitha ditë urimi, për qytetarët e besimit Islam, gjithandej, dëgjoheshin fjalë , urime (për hajr), apo me fat, të shoqëruara edhe me ndonjë grosh bakllave apo ndonjë ëmbelsirë, tek të gjithë Kosovarët dhe Shqiptarët, pa dallime feje, moshe apo gjinije.
Këto urime kishin një shkas,e ky shkas ishte pikërisht festa e Kurban Bajramit… Shumë do të doja që në qytetin e Kamenices (vendin e prejardhëjes sime), të dëgjoja këto urime edhe pas përfundimit të festës së Kurban Bajramit. Por, duke i kujtuar vitete e kaluara,me duhet të them se këto urime dhe këtë solidaritet nuk e kam dëgjuar asnjëherë edhe pas përfundimit të ndonjë feste fetare, apo ndonjë feste kombëtare apo ndërkombëtare si festa e pavarsisë, dita e flamurit, apo festat e fundë vitit… Kjo jo pse qytetarët Kamenicas, nuk janë solidarizues në mes veti, se nuk kanë tradita për të uruar, apo për të ofruar mikëpritje. Në të kundërten, qytetarët Kamenicas, janë të shquar për këto vyrtyte. Por, ky mos ‘solidaritet dhe shprehi urimi’ ishte dhe është rezultat i shumë faktorëve.
Tek qytetarët Kamenicas, urimet po egzistojnë gjatë tërë kohes, por pak më ndryshe. Kudo deri më tash mund të dëgjosh urimet “Shpresoj, së shpejti e gjenë një punë të mirë, Shpresoj bëhet mirë, Shpresoj të kemi ujë..Shpresoj , e shumë e shumë Shpresoj të tjera “.
Kësaj fjale “Shpresoj “, të pa nevojëshme për qytetarin Kamenicas, po i vije fundi dhe ky fund është pikërisht 3 nëntori dhe lidhet me emrin e z. Fatmir Matoshit, dhe AKR-së, alternatives së vetme për Kamenicasit dhe gjithë Kosovarët. Për gjithë qytetarët Kamenicas dhe për gjithë Kosovën, data 3 nëntor do të jetë e shenjët, sikurse festa e Kurban Bajramit. Por, për dallim nga festa e Kurban Bajramit, ku qytetarët Kamenicas ndanin në mes vete ndonjë grosh bakllave apo ëmbelsire tjeter, me 3 nëntor qytetarët Kamenicas në vend të groshit të bakllavës do ta japin voten e tyre, për kandidatin nga rradhët e AKR-së.
Kështu, qytetarët Kamenicas me voten e tyre për AKR-në, do ti japin fund edhe paknaqësive, brengave dhe halleve të shumëta me të cilat ballafaqohen cdo ditë. Kamenices do ti kthehet jeta sërish, Kamenicasit do të urojnë cdo herë, ndërsa ata do të jenë të prirur nga një lider i cili do të jetë vërtet i tyre, në mesin e tyre dhe cdo herë do të punoj vetëm për ta.
Qytetarëve Kamenicas me AKR-në dhe z. Fatmir Matoshin, do të kenë elementet bazike për jeten, si ujin, rrymen, infrastrukturen rrugore, shkollore,administratë fleksibile e të pa korruptuar, parqe, qerdhe për fëmijë, qendra rinore, shtëpia të pleqëve e mbi të gjitha zhvillim ekonomik dhe punësim.
Kjo për arsyeje se fuqia e vërtet e AKR-së, dhe z. Fatmir Matoshit, kandidatit për kryetar të Kamenics qëndron në besimin dhe vullnetin e qytetarëve për të jetuar më mirë, për të bërë jetë të dinjitetëshme për vete dhe familjet e tyre.
Me 3 nëntor, sërish në Kamenicë, do të dëgjohen shprehjet PËR HAJR, Urime, me fat dhe buzëqeshja e qytetarëv Kamenicas sërish do të kthehet, sepse pikërisht me 3 nëntor, për qytetarët Kamenicas, ëmbëlsira e vetëme do të jetë AKR e cila do ta marr besimin për të qeverisur.
Kurse fitorja e AKR-së dhe fitoren e z.Fatmir Matoshit,mbi të gjitha do të jetë fitore e qytetarëve të Kamenicës…
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga festa e Kurban Bajramit, edhe një herë po shfyrtzoj rastin që të ju uroj qytearëve Kamenicas dhe gjithë qytetarëve të besimit Islam, festen e Kurban Bajramit, duke uruar kështë me një për hajr , edhe fitoren e madhe të z. Fatmir Matoshit, dhe të gjithë qytetarëve Kamenicas, e cila do të dëshmohet me 3 nëntor.
Donika Surdulli