/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka njoftuar për një rast të arrestimit për fajde që ka ndodhë në Roganë të Kamenicës. Hashani ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Anti korrupsion nga Shtabi qendror që veprojnë në Rajonin e Gjilanit, pas një hetimi të gjatë dhe masave tjera operative ndaj të dyshuarit, shqiptar shtetas i Kosovës, kanë arritur të sigurojnë dëshmi dhe provat materiale të qëndrueshme se i dyshuari gjatë muajit mars 2016 i kishte dhënë një personit 1000 € para, dyshohet me fajde me kamatë mujore prej 25% dhe si peng i kishte marrë traktorin në vlerë 4000-5000 €.
I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë së Kosovës dhe është intervistuar ne prezence të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
fotoilustrime