Një qytetar ka njoftuar policinë se ka vërejtur një të dyshuar duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku ai ishte duke punuar.
“Sapo viktima e ka pyetur se “kush jeni ju”, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile”, njofton policia.
Për më tepër, raporti i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Kamenicë 26.04.2023 – 02:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE/