Autoritetet policore kanë raportuar për një vdekje aksidentale. Në fshatiin Lisockë të komunës së Kamenicës, raportohet se viktima përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e policisë
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. /2LONLINE.com/