Subvencionimi në shumë prej 200 euro për nënat që lindin fëmijë po vazhdon edhe për këtë vit.
Në bazë të rregullores Sh.01.Nr.9726, të datës 06.04.2021, për të aplikuar për subvencione në vlerë prej 200 euro, prindërit aplikues duhet t’i plotësojnë këto kritere:
𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦:
1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
2. Të dy prindërit të jenë banorë të Komunës së Kamenicës.
𝐃𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐦𝐨𝐬𝐝𝐨𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐣𝐚𝐧𝐞̈:
1. Leternjoftimi i prindërve;
2. Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
3. Certifikatë e vendbanimit të prindërve;
4. Certifikatë e Kurorës (për prindërit e kurorëzuar), ndërsa për ata të pakurorësuar Deklaratën e bashkësisë familjare;
5. Për prindin vetëushqyes – Deklaratën e bashkësisë familjare;
6. Konfirmimi i llogarisë bankare i njërit prind.
Pagesa bëhet për çdo fëmijë individualisht, afati i aplikimit zgjat tre muaj nga dita e lindjes së fëmijës. /2LONLINE/