/2L ONLINE/ – E nisin sherrin në facebook, për ta kaluar në rrugë, ku njëri nga të miturit e ther tjetrin me një mjet të mprehtë. Kështu ka ndodh në Kamenicë ndërsa policia bën të ditur se rastin e ka klasifikuar si “tentim vrasje”. Mësohet se viktima pas tretmanit mjekësor është lëshuar në shtëpi, ku fatmirësisht janë konstatuar lëndime të lehta, ndërkohë që i mituri tjetër është arrestuar dhe po mbahet në mbajtje për 24 orë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke sqaruar rastin ka thënë se Policia e Kosovës ēshtê njoftua nga QKMF-Kamenicë për një rast ku një person /i mitur është therur me një mjetë të mprehtë.
“Viktima, pas një mosmarrëveshje qe ka pasur me te dyshuarin po ashtu i mitur, që të dy me banim në Kamenicê, nëpërmjet rrjetit social “Facebook” te njëjtit janë takuar më pastaj ne lagjen “Malësia” dhe për një moment i dyshuari e ka goditur, besohet me brisk viktimën, tri herê ne pjesën e epërme te kraharorit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Siaps tij, viktima ka kërkuar ndihme ne Emergjencë-Gjilan dhe pas trajtimit mjekësorë i njëjti është liruar në shtëpi dhe ne baze te raportit mjekësorë viktima nuk ka pësuar lëndime serioze dhe konsiderohen si te lehta.
Përndryshe, patrulla ka arritur ta identifikoj te dyshuarin i cili është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit rasti kualifikohet si “Vrasje në tentativë’’ dhe te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit ne kohëzgjatje prej 24 orëve.
“Vlen të ceket se janë konfiskuar dy mjete të mprehta (brisqe) dhe një shufër metalike”, ka bërë të ditur toger Ismet Hashani. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/