DYLON

Ymeri: Akuza për “Radoniqin” nga Serbia dhe Mustafa

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është kthyer statusit të Isa Mustafës për Ramush Haradinajn e Radoniqin, të cilin kryeministri e fshiu më pas duke thënë se as që e kishte shkruar vetë. “Akuza për Radoniqin vjen prej Serbisë. Dhe tash edhe prej Isa Mustafës. Edhe pse e trajtuar ne Hagë, asnjëri prej këtyre nuk duket se ka hequr dorë”, ka thënë Ymeri përmes një postimi në Facebook.

“Por si ta kuptojmë tërheqjen e mëpastajme fëminore të Isës? Si e shkaktuar nga trysnia? Tipike për të. Sa herë që gjendet para trysnisë tërhiqet. U tërhoq nga vendimi i Kryesisë së LDK-së për referendum para dialogut. Kishte trysni për këtë. E tradhtoi nënshkrimin e tij në marrëveshjen e VLAN-it. E kërcënuan me dosje. E shkarkoi Jabllanoviqin, sepse u gjend para trysnisë së qytetarëve. Tash duhet tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë. Prapë si rezultat i trysnisë nga qytetarët”, ka thënë Ymeri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.