Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të klasifikuar si “sulm”, që është regjistruar në Kamenicë, ku sipas raportit policor, është arrestuar e dyshuara, pasi që e njëjta, për shkak të gjendjes së rendë psikike, kohet e fundit, ka sulmuar bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjilanit nën sigurimin e PK-së.