Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me JICA Alumni Asociacioni i Kosovës (JAAK) nën mbështetjen e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), kanë mbajtur ‘Ditën e Kulturës Japoneze’.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin: z. Keisuke YAMANAKA, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë, nënkryetari i Komunës së Kamenicës z.Faton Jakupi, Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rinë Matoshi, kryetarja e JAAK znj. Nezakete Hakaj, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, z.Sabri Kiqmari, i cili në pamundësi t’i bashkangjitet aktivitetit ka dërguar një përshëndetje përmes videos, z.Xhelal Gashi, përfaqësues i JICA-s, Klubin Tradicional të Karatesë “Arbëria” që bënë demonstrimin e arteve marciale KIHON dhe KATA, balerinat e Shkollës Dancing House dhe qytetarë të tjerë.
Qëllimi i organizimit të aktivitetit të sotëm ishte promovimi i diversitetit kulturor dhe shkëmbimi i përvojave kulturore duke forcuar marrëdhëniet miqēsore ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij japonez. Po ashtu 11 shkurti shënon një datë të rëndësishme për popullin japonez “Ditën Kombëtare të themelimit të Perandorisë Japoneze”.
Komuna e Kamenicës shpreh mirënjohje për shtetin e Japonisë, i cili ishte ndër shtetet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. /2LONLINE/