/2L ONLINE/ – Në fshatin Bosce të Kamenicës ka ndodhur një vdekje aksidentale, ku një qytetar rrokulliset me traktor derisa ishte duke e lëvruar arën.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një incidentë që kishte ndodhur në fshatin Bosce, Komuna Kamenicë. Njësitet Patrolluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se viktima serb shtetas i Kosovës S,. J. (1963), gjersa ishte duke lëvruar në arën e tije me Traktor ishte rrokullisur.
“Patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërtetuar se viktima ishte pa shenja jete, ku disa bashkëfshatarë të tij e kishin nxejrrur nga traktori. Mjeku nga shtëpia e shëndetit në Kamenicë e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.
Me urdhër të prokurorit kufoma i dorëzohet familjareve te tij. Rasti i referohet Njësisë së hetimeve Rajonale, për hetimin e rrethanave të këtij incidenti të rëndë. /2L ONLINE/
fotoilustrim