DYLON

Rregulloren e Punës së Kuvendit e Interpreton Kryetari e jo këshilltarët e tij

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka shkruar një letër publike kryetarit aktual të Kuvendit, Kadri Veselit. Ai ka shkruar se Rregulloren e Punës së Kuvendit e Interpreton Kryetari e jo këshilltarët e tij.

Ja letra e plotë publike e Jakup Krasniqit

EkoHigjiena

I nderuari Kryetar i Kuvendit, z. Veseli,

Ishin zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës ato që më shtynë t’i them disa fjalë, natyrisht, jo në cilësinë e opozitarit por në atë të ish Kryetarit të Kuvendit.

Këtë e bëj për të mbrojtur Kuvendin si institucion dhe Kryetarin.

Për më shumë se shtatë vjet kam qenë Kryetar i Kuvendit, gjatë gjithë atyre viteve këshilltarët e mi në asnjë rast të vetëm nuk janë marrë as me opozitën dhe as me punën apo sjellen e deputetëve. Ata nuk janë këshilltar të Kuvendit si institucion.

Këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit janë për të këshilluar Kryetarin dhe ndihmuar në punët dhe përgjegjësitë e tij të përditëshme. Për faktin se vetëm Kryetari e përfaqëson Kuvendin si institucion përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës.

Në emër të administratës së Kuvendit udhëheq Sekretari i Kuvendit dhe përgjigjet për punët e tij, ndërsa për sigurinë përgjigjën të ngarkuarit për atë segment.
Ndërsa ata i kryejnë mirë e më përgjegjësi punën e tyre profesionale. Ketë po e them nga përvoja ime me atë segment.

Këshilltarët e tu, opozitës si tërësi dhe as deputetëve individualisht nuk e kanë asnjë të drejt t’ua interpretojnë Rregulloren e Punës së Kuvendit. Rregulloren e Punës së Kuvendit e Interpreton Kryetari e jo këshilltarët e tij.

Këshilltarët mund të komunikojnë me medie apo edhe të bëjnë ndonjë njoftim për ndonjë punë të Kryetarit apo edhe të Kuvendit me autorizomin e Kryetarit. Por në asnjë mënyrë për çështjen për të cilën folën dje këshilltarët tuaj.

Autoriteti dhe përgjegjësit e kryetarit, sidomos në situata tà « tilla të nderlikuara nuk mund të barten te këshilltarët!

Shpresoj të më kuptoni drejt!

Sinqerisht, Jakup Krasniqi
Ish-Kryetar i Kuvendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.